E rëndë/ 50-vjeçari Vlonjat, bën seks me vajzën e hallës dhe e filmon, pastaj e kërcënoi t’i jepte para

Një lidhje e pazakontë midis dy kushërinjve ka ndodhur në Vlorë. Një burrë ka krijuar marrëdhënie emocionale dhe intime me vajzën e hallës së tij, megjithëse të dy kushërinjtë ishin të martuar. Kjo gjë nuk e ka ndaluar 50-vjeçarin të filmonte momentet intime mes tyre dhe të shantazhonte më pas kushërirën se nëse nuk do i jepte shumën që i kërkonte atëherë do i tregonte familjes, shkruan Ora News.

Në mënyrë të vazhdueshme ajo i kishte dhënë atij shuma të ndryshme parash. E frikësuar nga shantazhi, ajo kishte vendosur që gjithçka t’ia rrëfente bashkëshortit të saj. Denoncimi në policinë e Vlorës është bërë gjatë këtij muaji. Në mesazhin e “viktimës” së shantazhit janë gjetur mesazhe kërcënuese nga kushëriri. Aktualisht ndaj tij është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marrjen e pasurisë”.