Aksident i rëndë/ Makinat pëplasen kokë me kokë , gjashtë persona të plagosur(Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësor. Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.