I mbaroi mandati i deputetit, Jenisheri i befason të gjithë :”Tani dua të blej Vllazninë!”

Selami Jenisheri, një nga deputetët më kontroversë të Kuvendit, i futur pas djegies së mandatave nga opozita, i mbaron mandati në shtator pasi ishte një prej atyre që nuk mori asnjë votë në listat e koalicionit me Kujtim Gjuzin. Duket se deputeti i ka objektivat e qarta dhe kërkon të fokusohet në një tjetër fushë. Në një postim në Faecbook, ai thotë se shkoi nga Tirana në Shkodër pikërisht për të takuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për këtë çështje. Veten e cilëson si fabrikë të prodhimit të talenteve.

Sot erdha nga Tirana te takoja zonjen V. Ademi per te ble une Vllaznin, po nuk erdhi ne bashki, do e vej ne dijeni me shkrim. Njoftimin tim me shkrim qe do i dergoj zonjes V. Ademi do ta baj publike sa ta postoj, tifozeria e Vllaznise asht shpirti im. Edi Martini e Selami Jenishehri asht fabrika e prodhimit te futbollisteve elitar shkodranë” shkruan ai.