Nuk të kafshon jo”, të riut i ndodh e papritura në Tiranë, qeni e kafshon në dorë / Ja shuma që do paguajë i zoti i kafshës

Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak se është gjendur fajtor për “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”. E cila ma pas ka kafshuar një qytetar, duke i shkaktuar plagë të rënda në dorë. Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qënin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.


E. B. ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur. Ai për tu mbrojtur i ka nxjerrë dorën para dhe qeni e ka kafshuar në dorë. Personi që kishte qenin banonte aty pranë dhe i ka thirrur babait të tij, duke i thënë “…hajde se ka kafshuar qeni dikë…”, citon Fax Web.

Në këtë moment aty ka ardhur babai i djalit, i cili ka hequr qenin prej atje dhe është larguar bashkë me të, dhe me gjithë kërkesën e E. B ai nuk ka pranuar ta dërgojë atë në spital duke i thënë se “…nuk kam makinë për të transportuar….”. Nisur nga kjo situatë qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.4 në Tiranë duke depozituar një kallëzim penal. Çështja u rregjistrua në prokurori dhe prokurori i çështjes, Sajmir Hysi, vendosi të marrë të pandehur të riun E. Ç, duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 750 mijë lekë të vjetra gjobë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, e dënoi përfundimisht E. Ç me 500 mijë lekë të vjetra.