Poza sensuale nga Ibiza, Dua dhe Bella çmendin rrjetin me fotot e fundit

Lipa është padyshim një nga emrat më të dashur të botës së muzikës. Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, vetëm pak javë më parë vizitoi shqipërinë, teksa kohën më të madhe e kaloi në bregdetin jugor.
Ajo së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe motrën e tij Bella.


Dhe Dua Lipa dukej se po e përjetonte ditët më të mira, teksa publikoi një mori fotografish atraktive në Instagramin e saj të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej sensacionale në fotografi teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë vjollce prej mëndafshi.

Mirëpo ajo nuk ishte vetëm sepse këtë herë u shoqërua nga kunata e saj, po kaq e njohur, Bella Hadid.

Bella, 24 vjeçe, gjithashtu tregoi figurën e saj trupore teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli.