Publikohet skandali/ Gardiania e burgut filmohet duke u puthur me të burgosurin (VIDEO)

Një gardiane burgu në Addiewell të Britanisë është në telashe, pasi është filmuar duke u puthur fshehurazi me një të burgosur. Filmimi është regjistruar nga i riu që vuante dënimin. Ai vendosi telefonin në parvazin e dritares dhe e ktheu me drejtim nga dera hyrëse. Pas pak, aty futet gardiania e burgut. I riu, e tërheq brenda dhomës dhe shkëmben disa puthje e më pas gardiania largohet. Thuhet se gardiania rreth të 20-ave është detyruar nga i riu për puthjet, megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar. Pasi u bë publik incidenti ajo është larguar nga puna dhe është e shqetësuar për karrierën e saj në polici.