Ritja e rasteve me covid ,Mali i Zi ashpërson masat/ Këto janë kushtet që duhen plotësuar për të udhëtuar

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Mal të Zi, organet shëndetësore të vendit kanë ashpërsuar masat. Ndër to përfshihen dhe masat për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë duhet të plotësojnë të paktën një nga 4 kushtet e vendosura.

Certifikatë e vaksinimit me dy doza ose me një dozë;

Test PCR jo më shumë se 72 orë;

Vërtetim që ke kaluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me coronavirus;

Ose test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Këto masa do të jenë në fuqi nga data 20 gusht deri në 10 shtator.