Covid në Greqi/ Rregjistrohen mbi 3.100 të infektuar në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar për situatën e COVID-19 atje. Në njoftim thuhet se janë regjistruar 3191 raste të reja me koronavirus, 23 vdekje në Greqi. Mësohet se 19 prej këtyre rasteve janë identifikuar pas kontrolleve në dogana. Deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 557.239, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 317.


Vogëlushja pyet të atin: “Babi, po sikur ti dhe mami të ndaheni, si do na ndani ne motrave?”

Dje Anna më pyeti: “- Babi, po nëse ti dhe mami ndaheni, kush do mbajë dy vajza dhe kush një?”. Isha në kuzhinë e po prisja qepët dhe pyetja më erdhi papritur.

“Në ç’kuptim, Anna?”, – e pyeta.

“Jemi tre motra, tha, motrën e tretë nuk mund ta ndani përgjysmë!”

Më erdhi për të qeshur. Doja t’i përgjigjesha: “Mos u shqetëso, e dashur, mami dhe unë nuk ndahemi kurrë”, – po nuk doja ta gënjeja, sepse e di që çdo marrëdhënie ndryshon çdo ditë dhe gabimi më i madh që mund të bësh ndaj vetes, është pikërisht ai që të mendosh se je i pamposhtur.

“Anna, i thashë, nëse do të ndodhë që një ditë unë dhe mami të ndahemi, do t’ju shikojmë të trejave, pak unë dhe pak mami, mos u shqetëso.”

“Po te Mrs. Doubtfire babai i shikonte fëmijët vetëm të shtunën”, – më tha.

“Anna, ndonjëherë kur prindërit ndahen mund të ngjajnë disa gjëra. Ndoshta nuk janë ndarë mirë dhe grinden. Por unë dhe mami kemi qenë gjithmonë dakord që edhe nëse ndahemi, ju do jeni gjithmonë para gjithçkaje. E kuptove? Gjithmonë”, – i thashë.

Më nguli sytë pa folur.

“Babi, – tha papritur, po dashuria mund të mbarojë?”

U mendova një çast para se të përgjigjesha.

“Dashuria nuk mbaron, ndryshojnë njerëzit”, – i thashë.

“Njerëzit?”, më pyeti.

“Anna, edhe të rriturit rriten, e di? Ti tani je një fëmijë i rritur, shtatë vjet më parë ishe një foshnjë e vogël. Kështu funksionon pak edhe për mamin dhe babin. Unë kur kam njohur mamin isha një njeri ndryshe, edhe ajo.

E rëndësishme është, që kur dy persona duhen, të ndryshojnë bashkë ose të respektojnë ndryshimet e tjetrit. Prindërit, me fëmijët e tyre, bëjnë këtë gjë, ndërsa mes tyre nuk ia dalin gjithmonë, prandaj dashuria për fëmijët është unike dhe nuk mbaron kurrë”, i thashë.

“Po ti, kur njohe mamin, si e dije që ishte mami?”, më pyeti.

“Nuk e dija”, i thashë.

“Si e kuptove që kishe dëshirë ta doje?”, tha.

“Atë, i thashë, e kuptova gati pas dhjetë minutash”.

“Nga?” më tha.

“Kur u takuam për herë të parë, ngriti flokët pas, lart kokës dhe bëri një topuz pa pasur llastik, thjesht duke i bërë nyje”, i thashë.

“Dhe atëherë?” më tha.

“Dhe atëherë kuptova që ajo kishtë shumë nevojë për një llastik, i thashë, dhe unë për flokët e saj.”

“Po ti e kishe, një llastik?” më tha.

“Jo, i thashë, por kur mami e kuptoi këtë, kishte nisur të më donte.”

“Babi! Atëherë, e ke gënjyer”, – më tha.

“Ndoshta pak, por mami ishte e para që më bëri të kisha dëshirë të kërkoja një llastik, më kupton çfarë dua të them?”

Më pa për disa sekonda.

“Merre babi, më tha, duke hequr llastikun që kishte në flokë, kështu ti dhe mami nuk do ndaheni.”

Ajo qeshi.

Unë për fat po prisja qepët…

Frika nga përplasjet/ Bashkia Korçë zbut gjakrat ,Goran Bregoviçi do të këndojë edhe shqip në Korçë

Bashkia Korçë ka tentuar të zbusë situatën për ftesën që iu bë këngëtarit boshnjak me origjinë serbo-kroat Goran Bregoviç, në një moment delikat. Ndërkohë që nga Kosova u kërkua të respektohej ndjeshmëria e viktimave të luftës, në Shqipëri pati zëra që paralajmëronin dhunë. Pak ditë më parë tifozat kuqezi hodhën bojë drejt godinës së Bashkisë së Korçës. Për këtë arsye institucioni ka dashur ta zbusë situatën me një njoftim, sipas të cilit Bregoviç do të këndojë edhe shqip. Bëhet fjalë për një këngë të vjetër të kënduar nga Bijelo Dugme dhe e shkruar nga Agron Berisha shumë vite më parë.

Më poshtë statusi i Bashkisë Korçë, që lajmëron se Bregoviç do të këndojë shqip.


“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.
Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.
Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.
A e din se t’gjithë do të jenë atje
Për ne të dy do të ketë hare
Shkojmë së bashku një, dy, tre!
Roke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çifteliës
Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll” shkruan Bashkia e Korçës.

https://m.youtube.com/watch?v=tKQO0WJo8Xs&fbclid=IwAR3rl28eZ6FceIql67oGktVz6o8MX1Ibm6co8g-d0gXa9DbiHTgVZk2trww

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi: “U lutëm për paqe e dashuri mes njerëzve”

Nga palegrinazh në Mali i Tomorrit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Babmondi ka një uratë për të gjithë shqiptarët e njerëzimin në mbarë botën që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.Me shpresën se këtyre ditëve të vështira të pandemisë do t’iu vijë fundi Baba Mondi ka falënderuar të gjithë ata që janë në krye të detyrës për të përballuar pandeminë.


“Këto ditë janë të gjitha të shënuara sepse ne kalojmë nga një agjërim 10 ditor për dëshmorët e çerbelasë që ranë në fushën ku 72 veta dhanë jetën. Edhe kjo ditë që është viti i ri për fenë islame. Ne bëmë festën e ashures dhe tani po bëjmë këto ditë të shenja në Abaz Ale ku iu lutëm zotit për mirësi dhe dashurinë. Për të larguar të këqijat dhe për të afruar të mirat dhe të luftojë edhe këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. Ne u lutemi të bëjnë kurban për të mirat tona për të jetuar në këto ditë të vështira me sakrificë dhe mund për ti përballuar me shëndet të plotë. Njerëzit vijën marrin bekime, shkarkohen nga energjitë negative dhe shkojnë plot gaz e hare në shtëpitë e tyre për të përballuar përgjegjësitë e kësaj bote të përkohshme.
Kjo është një punë e shkëlqyer që është bërë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në këtë ditë të pelegrinazhit dhe është një ndihmë që njerëzit të vijën sa më lehtë. Ka raste që njerëzit rrinë këtu për 2-3 ditë për të marrë uratë bekim e energji. Plus këtu çdo vit bëhen ndryshime për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që mos të ketë rrëmujë të ketë dashuri, te këtë ujë e të gjithë infrastrukturën për të kaluar disa ditë me gaz e hare e për të marrë mirësinë e këtij vendi.
Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Për hir të pandemisë falënderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës që u vijnë të gjithë njerëzve që kanë nevojë, që janë sëmurë për t’i shëruar. Ata që kanë humbur jetën, zoti i ngushëlloftë, i preftë në paqe me dashurinë e tij.
Uroj që të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimi të kenë një paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit në familjet tona, në vatrat tona, në mbarë njerëzimin”, tha Babamondi.

Bashkia Korçë: “Goran Bregovic do ta çelë koncertin me “Kosovskën”

Goran Bregovic do të performojë nesër në 22 Gusht ,në festa e birrës në Korçë, edhe pse shumë shqiptarë janë kundër këtij vendimi. Edhe pse prej ditësh rrjeti vlon nga reagimet kundër kësaj performance, Bashkia e Korçës nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Bashkia thekson se koncertin, Goran Bregovic do ta hapë me këngën “KOSOVSKA”, dhe me tej shprehet se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë. Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt. Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t’gjithë do të jenë atje
Për ne të dy do të ketë hare
Shkojmë së bashku një, dy, tre!
Roke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çifteliës
Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

https://m.youtube.com/watch?v=tKQO0WJo8Xs

Turistja holandeze në Infektiv, i vëllai në alarm: “Spital pa kushtet minimale, si kopsht zoologjik”

Në Spitalin Infektiv të Tiranës po marrin trajtim spitalor krahas pacientëve shqiptarë edhe shtetas të huaj, të cilët janë infektuar gjatë pushimeve në Shqipëri. Një turist holandez, i cili ka të shtruar motrën, e ka krahasuar Spitalin Infektiv me një kopsht zoologjik dhe i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë që të vijë e të kontrollojë kushtet brenda spitalit. Shtetasi holandez, që ka ardhur në vendin tonë si turist dhe ka 9 ditë që qëndron në oborrin e Spitalit Infektiv në pritje të lajmeve për motrën, tha:

“Kam motrën time këtu prej mëse një jave. Gjatë javës së parë nuk kisha asnjë komunikim, nuk e dija se çfarë ndodhte brenda, por tani kam emrin e doktorit dhe flas. Problemi është se brenda është shumë vapë, si një sauna, si një kopsht zoologjik. I kërkoj Ministrit të Shëndetësisë të vijë e të kontrollojë, të shohë kushtet pasi ka probleme me mungesën e materialeve, është shumë keq. Ky është opinioni im. Më vjen shumë keq për qytetarët shqiptarë nëse do të vijë në këtë spital. Nuk do të kenë fund të mirë, që të jem i sinqertë, pasi klima rreth spitalit nuk është e mirë.”


Brataj: “Vaksinim sa më masiv se në vjeshtë-dimër duhet të përballemi me tre probleme”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se fokusi duhet te jetë vaksinimi sa më masiv, duke përfshirë tashmë edhe gratë shtatzënë, sipas tij periudha vjeshtë-dimër është shumë e rëndësishme. Studimet kanë treguar se imuniteti nga vaksinat zgjat deri në 8 muaj. Por Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që janë ende të dyzuar apo ata që e bënë vaksinën ndër të parët.

“Në vjeshtë-dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një R0 6-7 nga 2.5 që ka qenë. Shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”.

“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”,- thotë Brataj.


E bujshme /Një kampion Europe për Milanin, skuadra kuqezi prezanton ish-lojtarin e PSG-së

Tashmë është zyrtare, Alesandro Florenci është lojtari i ri i Milanit. Kampioni i sapo shpallur i Europës me Italinë është bërë lojtari i ri i kuqezinjve duke lënë kështu PSG-në për të luajtur sërish në Serinë A italiane.Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi nga Milano me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj. Mbrojtësi 30-vjeçar transferohet nga Roma tek Milani në formulën e huazimit deri në 30 qershor 2022 me opsionin e blerjes përfundimtare në bazë të numrave të paraqitjeve dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 25.Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e PSG-së, Florenci u aktivizua në total në 21 ndeshje nga ku realizoi 2 gola dhe asistoi vetëm një herë.


‘Nëse nuk na merrni dot ne, merrni fëmijët tanë…’, foto prekëse nga Afganistani

Në 24 orët e fundit situata në Afganistan, duket shqetësuese. Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, afganët janë të dëshpëruar të largohen nga vendi. Që prej së dielës, gjithë ngjarjet janë përqendruar në aeroportin Hamid Karzai në Kabul. Nënat të dëshpëruara kanë “hedhur” foshnjat e tyre përtej gardhit me gjemba në aeroportin e Kabulit ndërsa iu lutën ushtarëve britanikë që t’i dërgojnë në një vend të sigurt. Hyrja në hotelin Baron është bërë pika qendrore ku afganët që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur me shpresën se do të jenë në gjendje të shpëtojnë nga kthetrat e talebanëve.


Një oficer tha për Independent: ‘Nënat ishin të dëshpëruara, ata po rriheshin nga talebanët. Ato bërtisnin, “shpëto fëmijën tim” dhe i hodhën foshnjat drejt nesh. ‘Disa nga foshnjat ranë në gardhin me gjemba. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po evakuon qytetarët britanikë dhe afganët që punuan për qeverinë gjatë luftës 20-vjeçare. Të shtënat e armëve dëgjohen në çdo minutë. Edhe gjatë natës, civilët janë përpjekur të hyjnë në zonën e aeroportit. Talebanët kanë qëlluar me armë ku të munden. Në këtë situatë kaotike dhe pasigurie, trupat ushtarake amerikane dhe të NATO përpiqen të kontrollojnë dyndjen e afganëve në hyrje të aeroportit. Edhe pse talebanët premtuan se do gjithçka do të kalonte me paqe, duket se situate mund të agravohet çdo minutë.


Nese situata do jetë e qetë në Kabul/ Nesër mbërrijnë në Shqipëri dy avionë me afganë

Nesër do të vijnë në Shqipëri grupi i parë me afganë. Mësohet se fluturimet janë planifikuar të bëhen ditën e nesërme. Do të jenë dy avionë të cilët do të nisen në oraret që tashmë janë planifikuar. Nëse në aeroportin e Kabulit nuk do të ketë kaos dhe trazira, dy avionët me afganë që do të vijnë në Shqipëri, do bëjë nisjen normalisht. Prej 5 ditësh jemi në pritje të grupit të parë të afganëve që duan ti shpëtojnë pushtetit të talebanëve. Ata do të nisen drejt Beratit, aty ku është bërë gati dhe hoteli me të gjitha komoditetet.