Aksion i madh anti-drogë/ Ja kush është efektivi i RENEA-s që u vu në pranga

Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë në sot Tiranë, për goditjen e nje grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike. Pesë persona janë a rrestuar nga ky operacion, ku mes tyre edhe një efektiv i Forcave Speciale. Sipas informacioneve të para bëhet me dije se efektivi Rael Luli, u a rrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.Ende nuk dihet roli që ka pasur efektivi Luli dhe arsyeja që e ka çuar atë në pranga.

Grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve. Zona e ish-Parkut prej vitesh është përdorur nga shpërndarësit e drogës. Në mes të muajit qershor u godit një grup i ngjashëm ku u arrestuan dhjetëra persona.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: