Brataj: “Vaksinim sa më masiv se në vjeshtë-dimër duhet të përballemi me tre probleme”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se fokusi duhet te jetë vaksinimi sa më masiv, duke përfshirë tashmë edhe gratë shtatzënë, sipas tij periudha vjeshtë-dimër është shumë e rëndësishme. Studimet kanë treguar se imuniteti nga vaksinat zgjat deri në 8 muaj. Por Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që janë ende të dyzuar apo ata që e bënë vaksinën ndër të parët.

“Në vjeshtë-dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një R0 6-7 nga 2.5 që ka qenë. Shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”.

“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”,- thotë Brataj.