Blendi Gonxhe fansi më i madh i serbit Goran Bregoviç! I personalizon targë me zemër: “Qoka ime “(FOTO)

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe pëlqimin që ka për këngëtarin serb Goran Bregoviç e tregon dhe në zyrën e tij. Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij.

Qoka për Bregoviçin”– shkruan Gonxhe në ‘Instastory’ i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, për të cilin pati shumë polemika nga shqiptarët.

Bregoviç do të këndojë ditën e nesërme në Festën e Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk u anullua.