EMRI/ Identifikohet 25-vjeçari që u vra në Vlorë me plumb në kokë

25-vjeçari që u gjet i vrarë në fshatin Babicë është identifikuar si Xhuljan Bullari. Dyshohet se viktima i cili u qëllua me 3 plumba, një prej tyre në kokë, është nxjerrë në pritë nga dy persona. Ai u gjet i vdekur në një makinë tip “Fiat Punto”me targa TR 3437 R ,në pronësi të një vajze nga Tirana. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.


Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35 . Mësohet se i riu, i cili dyshohet të jetë ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar, është nga Elbasani por banonte në Tiranë.

Xhami i parë, në anën e majtë të mjetit, ka qenë i ulur dhe viktima ka qenë në vendin e shoferit. Prej disa orësh trupi i Xhuljan Bullarit ka qendruar në morgun e Vlorës, pasi ai nuk kishte mjete identifikimi me vete. Kanë qenë familjarët e 25 vjeçarit ata që kanë identifikuar trupin e pajetë të djalit të tyre. Mësohet se ky shtetas rezulton se është dënuar 3 vite më parë për trafik klandestinësh.

25-vjeçari ,Xhuljan Bullari
25-vjeçari ,Xhuljan Bullari