Nevina Shtylla: “Jam e lidhur, mos më pyesni më” (FOTO)

Nevina Shtylla ka rrëfyer së fundmi emocionet e momentit të parë që është ngjitur në skenë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, modelja u pyet: “Si je ndjerë në momentin e parë që ke dalë para kamerave?”. Moderatorja tregoi se është në një lidhje dhe ndihet shumë e lumtur.

Nevina shkroi: “Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”.