Masat shtrënguese dhe vaksinimi/ Greqia vendos të martën planet dhe masat se çfarë do të ndodhë në vjeshtë

Qeveria greke duket se nuk do të ndryshojë masat e marra anti-Covid për të lënë të mbyllura restorantet, kafetë, baret, teatrot, kinematë dhe stadiumet. Deri më tani ajo çfarë është bërë e ditur se nuk do të ketë karantinim dhe se aktiviteti aktiviteti ekonomik nuk do të pezullohet në vjeshtë. Këtë gjë e ka thënë kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp më 12 gusht.


Ndërsa përsa i përket certifikatës së vakinimit do të vazhdojë të aplikohet në të gjitha ambjentet e mbyllura për të gjithë persona. Kjo nënkupton se vetem personat e vaksinuar me dy doza anti-Covid mund të vazhdojnë aktivitetin si normalisht. Përfaqësuesi i qeverisë Giannis Oikonomou lajmëroi ditën e sotme se të martën do të shpaloset një plan nga qeveria se si do të vijonë rregullat e situatës pandemike për muajt në vazhdim.

“Unë mendoj se të martën do të shpallet kuadri i funksionimit të ekonomisë dhe shoqërisë në lidhje me pandeminë. Ne nuk kemi përfunduar me pandeminë, Covid këmbëngul se nuk heq dorë dhe krijon kërcënime ndaj kokëfortësisë së atyre që interpretojnë gjërat në sipas mënyrës së tyre. Ose këta njerëz do të vaksinohen, ose do të sëmuren, duke rrezikuar të gjithë shoqërinë, dhe ata që janë vaksinuar, dhe kjo është e padrejtë”, tha Oikonomou