‘Nëse nuk na merrni dot ne, merrni fëmijët tanë…’, foto prekëse nga Afganistani

Në 24 orët e fundit situata në Afganistan, duket shqetësuese. Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, afganët janë të dëshpëruar të largohen nga vendi. Që prej së dielës, gjithë ngjarjet janë përqendruar në aeroportin Hamid Karzai në Kabul. Nënat të dëshpëruara kanë “hedhur” foshnjat e tyre përtej gardhit me gjemba në aeroportin e Kabulit ndërsa iu lutën ushtarëve britanikë që t’i dërgojnë në një vend të sigurt. Hyrja në hotelin Baron është bërë pika qendrore ku afganët që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur me shpresën se do të jenë në gjendje të shpëtojnë nga kthetrat e talebanëve.


Një oficer tha për Independent: ‘Nënat ishin të dëshpëruara, ata po rriheshin nga talebanët. Ato bërtisnin, “shpëto fëmijën tim” dhe i hodhën foshnjat drejt nesh. ‘Disa nga foshnjat ranë në gardhin me gjemba. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po evakuon qytetarët britanikë dhe afganët që punuan për qeverinë gjatë luftës 20-vjeçare. Të shtënat e armëve dëgjohen në çdo minutë. Edhe gjatë natës, civilët janë përpjekur të hyjnë në zonën e aeroportit. Talebanët kanë qëlluar me armë ku të munden. Në këtë situatë kaotike dhe pasigurie, trupat ushtarake amerikane dhe të NATO përpiqen të kontrollojnë dyndjen e afganëve në hyrje të aeroportit. Edhe pse talebanët premtuan se do gjithçka do të kalonte me paqe, duket se situate mund të agravohet çdo minutë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: