Robert Aliaj :“Në jug të Shqipërisë, pirgu me plehra në rrugën e plazhit ku birra kushton 5 herë më shtrenjtë se në një kryeqytet europian” (VIDEO)

Artisti i njohur Robert Aliaj ka denoncuar dje një rast të rëndë të mospastrimit të mbetjeve nga institucionet përkatëse, në jug të vendit, në një prej plazheve më të frekuentuara këtë sezon. Edhe pse nuk e zbuloi se në cilin plazh ndodheshin ato pirgje me plehra, të cilat në po i risjellim me video më poshtë, Aliaj tha se atje birra kushton 5 herë më shtrenjt se në një kryeqytet europian. Video nxiti reagimi të shumta, pasi mbetjet ishin në krah të rrugës kryesore që të çon në plazh. Menjëherë pas videos, Bashkia Himarë është kujtuar dhe ka nisur një makinë për pastrimin e plehrave në zonë. Kur artisti Robert Aliaj ka kaluar përsëri, në atë rrugë një ditë më pas, ka parë pikërisht mjetin duke hequr pirgjet me plehra.