VIDEO/ U ekzekutua brenda makinës, kush e nxorri në pritë 25-vjeçarin?

Xhuljano Bullari u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicsë në Vlorë. Ai ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur pa shenja jetë në një makinë tip “Fiat”, me targa të Tiranës. Makina rezulton në emër të një vajze në Tiranë, ndërsa mësohet se vetë Xhuljano Bullari është me origjinë nga Elbasani por që jeton në Tiranë.


Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë të mëparshëm. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Ai është arrestuar në vitin 2018 i kapur me shtetas siriane.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

Kush e thirri Xhuljanon?

Ndërsa prania e tij në Babicë deri në këto momente justifikohet nga policia lokale, se dikush i njohur i tij mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin. Kështu nuk përjashtohet pista se ai mund të jetë nxjerrë në pritë. Viktima është gjetur i vrarë brenda makinës së tij rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë./ ABC News/