“Tifozët kuq e zi” reagojnë pas hedhjes së tymueses në koncertin e Bregoviç

Grupimi “Tifozët Kuq e Zi” kanë reaguar me një mesazh në Facebook pas hedhjes së gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.Në një postim online “TKZ” ka shkruar “Ky nuk është një mesazh Facebooku. Përjetësisht me ty Shqipëri” duke iu përgjigjur bashkisë së Korçës që pak ditë më parë tha se “patriotët e sotëm bëjnë vetëm statuse në Facebook”.


Hidhet GAZ LOTSJELLËS gjatë performancës së Bregoviç në “Festën e Birrës” , qytetarët shpërndahen me shpejtësi

Gaz lotsjellës është hedhur gjatë performancës së Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” në Korçë. Gazi është hedhur në një zonë të mbushur me spektatorë, me këta të fundit që janë shpërndarë me shpejtësi.Siç shihet edhe në video, disa qytetarë, mes tyre edhe fëmijë janë dëmtuar, ndërkohë që policia po heton për të identifikuar dhe kapur autorët. Policia ka arrestuar te pakten tete persona të dyshuar, nderkohe qe incidenti ka shkaktuar largimin e qytetareve nga eventi për disa momente.

Që në hyrje të terminalit kishte kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrinin deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike, ndaj mbetet e paqartë si i ka shpëtuar policisë rasti i gazit lotsjellës.


Një video e shpërndarë nga Albanian Post tregon dy prej të shoqëruarve që i bërtasin policëve në momentin që këta i kanë kapur.

Serbët doni ju? Mbajini ku*vat!” – thonë ata, pasi një pjesë e atyre që shijonin muzikën e Bregoviçit ishin turistë serbë.


Koncerti i Bregoviç/ Korça blindohet nga policia (VIDEO)

Kur pritet ngjitja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në skenën e festës së birrës në Korçës, qyteti është rrethuar i gjithi nga punonjës së policisë. Madje, në qytet janë parë edhe ekipet speciale të “Shqiponjave” dhe FNSH-së.Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta. KlanKosova ka publikuar pamje ku shihet se roje sigurie janë vendosur në tarracat e pallateve. Bregoviç ka deklaruar se pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës do ta nisë me këngën “Kosovska”.
Gjithë kjo siguri tregon frikën e ndonjë sulmi për shkak të prezencës së këngëtarit të kontestuar. Shumë qytetarë e artistë kërkuan që ky koncert të mos zhvillohej, por organizatorët nuk u tërhoqën.


“Çmenden” dasmorët në Shqipëri, nxjerrin kallashin dhe zbrazin karikatorin në mes të autostradës (Video)

Jetojmë në Shqipëri dhe gjithçka mund të ndodhë”…dhe këto pamje e tregojnë më së miri! Mund të duken si video të bëra në vitet 1997 atëherë kur “armët ishin sheshit”, por jo! Janë shkrepur në vitin 2021. Bëhet fjalë për një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë. E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë.

Sipas asaj që shihet në video,kuptohet që personi po shkon në dasmë së bashku me dasmorët e tjerë, por nuk ngurron që të lëvizë i armatosur dhe të qëllojë në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.


Ndodh në qëndër të Beratit/ ‘Benzi’ me shpejtësi “rrufe”humb kontrollin dhe përfundon brënda në dyqan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Raportohet se një automjet tip “Benz” me targa AA 021 MS ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një dyqani me pajisje elektrike.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime bëjnë me dije se ata ishin kalimtarë të rastit që ndodheshin duke ecur mbi trotuar, ndërsa tashmë ndodhen në urgjencë.Drejtuesi i mjetit është shtetasi Ergys Petro.