Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, mbytet një 59 vjeçar në Velipojë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Velipojës.Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Më herët, dy pushues nga Maqedonia e Veriut humbën jetën të mbytur në det në zonën e Spillesë, Kavajë.