Dua feston sot ditëlindjen! Urimi i babait të saj emocionin ‘rrjetin’: “Je shoqja ime e ngushtë që nga dita e parë!”

Artistja shqiptare, Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Ylli kosovar me famë botërore mbush plotë 26 vjet dhe para vetës ka një karrierë të shkëlqyer.Në një ditë të veçantë si kjo nuk ka munguar as urimi i babait të saj, Dukagjin Lipa.Përmes disa fotografi përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.

Shoqja ime e ngushtë që nga dita e parë. Gëzuar ditëlindjen dashuri.Të dua shumë”


Përmes një postimi në Instagram, edhe Anesa nëna e saj tregohet nostalgjike.

“Ndihem sikur mbylla sytë dhe koha fluturoi. Më duket si dje kur të mësova të ecësh dhe tani po ecën në rrugët e jetës. Gëzuar ditëlindjen, të uroj gjithë lumturinë e botës. Të dua pafund!”, shkruan Anesa.