Dua feston 26-vjetorin e lindjes,urimi i veçantë i të dashurit: “Vajza e ëndrave të mia ,të dua përgjithmonë”

Dua Lipa feston ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes. Këngëtaren e kanë uruar të afërm e familjarë në këtë ditë të veçantë, por ajo që bie në sy është urimi it ë dashurit të saj Anwar Hadid. Modeli ka publikuar në Instagram një foto të Duas, e shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”. Dyshja janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill”, festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini .Që nga atëherë dyshja janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.