Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në plazhin e Ulqinit/ Ishte nga Kosova”

Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhde, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tjetër tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit. Dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga vet Anes, përmes rrjetit social Facebook.

“E vura re djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka” Unë shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”. Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, ka thënë Haliloviq.