Buzëqeshni dreqi e mori! Pronarë, kamarierë, hotelierë, buzëqeshni. Jo me turinjë varur para turistëve!

Nga Edmond Harizaj-
Një këshillë për shumë prej atyre që shërbejnë në hotel-bar-restorante nga jugu në veri.

Buzëqeshni dreqi e mori!
Pronarë, kamarierë, hotelierë, buzëqeshni.
Edhe me pahir, të paktën atyre që u respektojnë. Klientët paguajnë rrogat tuaja, fitimet, investimet e ardhshme. Klienti nuk do të dijë për hallet tuaja, sa sëmundje keni, jeni ndarë nga gruaja, jeni lodhur, jeni pa ngrënë, ju ka kap majasëlli, ju djeg urthi, ju ka bërtit pronari, s’ju pëlqen jeta, doni rritje rroge…as i plas fare klientit.
Ai do shërbimin, që nis nga buzëqeshja.
Ato turinjtë e varur, vetullat e bashkuara, e folura nopran, u prishin ditën klientëve, në mos javën.
Nëse nuk dini të buzëqeshni, nëse nuk dini të respektoni, nëse nuk dini të thoni mirëseerdhët, faleminderit, ju bëftë mirë, mirëardhshi…kullosni dhitë më mirë!
Infrastruktura po ndryshon për mirë, fitimet po ndryshojnë për mirë, klientët po rriten çdo ditë…ndryshoni dhe ju, sadopak…


Like this:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: