Covid në Greqi/ Ulen shifrat ,ja sa të infektuar janë sot

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1.948 persona të infektuar me virusin. Ndërsa, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 33 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 13.384 persona Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid ka arritur në 559, 186 persona, 51,1% e tyre janë burra. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 13, 384 persona, 95.2% e të cilëve me sëmundje shoqëruese dhe që i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.