E rëndë / Deti me dallgë,mbyten në plazhin e Spillese dy pushues

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar janë identifikuar. Mësohet se ata janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë nga Bitola që kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.

Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë. Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga sëmundje të zemrës. Për tre pushuesit kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.