E rëndë /U fsheh pas kondicionerit dhe ra në kontakt me rrymën elektrike,humb jetën 12-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 12-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi, mbrëmjen e së shtunës. Teksa luante me miqtë e tij në një hotel, ai u fsheh prapa një kondicioneri të madh.Sipas Protothema.gr, në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike.

Kjo rezultoi fatale për 12-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zakynthos. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, i mituri nuk mundi t’i mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: