EMOCIONUESE/ Gruas afgane i vjen ora e lindjes në avionin e evakuimit, ja çfarë bëri piloti për t’i shpëtuar asaj jetën

Një grua afgane, e cila po evakuohej nga Kabuli drejt Gjermanisë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në bordin e një avioni ushtarak. Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA në një postim në rrjetet sociale tha se nëna e re po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani. Në momentin që gruas i nisën dhimbjet e lindjes, komandanti i avionit “vendosi që të ulte avionin nga lartësia për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”. Kanë qenë mjekët amerikanë që kanë shkuar të parët në ndihmë. Tashmë për fat të mirë, nëna bashkë me foshnjen janë mirë. Pamjet janë emocionuese.