Koncerti i Goran Bregovic, policia “blindon’ qytetin e Korcës/ Do ketë kontroll fizik në hyrje …

Policia e shtetit ka shpallur masat e sigurise qe po zbaton ne kuader te festes se Birres ne Korce. Masat jane shpallur nderkohe qe pritet qe ne kete event te performoje kengetari Goran Bregovic, per te cilin javet e fundit ka pasur nje debat te gjere ne media ne lidhje me faktin nese duhet te jete prezent apo jo nderkohe qe shume artiste e kompani nga Kosova, kane bojkotuar eventin.


Njoftimi i policise: Në vijim të masave të marra në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2021, nisur nga fakti se fluksi i automjeteve në aksin rrugor Qafë Thanë-Korçë, është shumë i lartë, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë sinjalistikat vertikale dhe horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme janë prezente në të gjitha akset rrugore, për të menaxhuar ngarkesën e trafikut, rritur sigurinë rrugore dhe duke ushtruar kontrolle për shpejtësinë me radar, për përdorimin e pijeve alkoolike me dragera, për dokumentacionin e nevojshëm dhe duke i ardhur në ndihmë çdo turisti të huaj apo vendas, me orientimin e duhur në lidhje me lëvizjen.

Rikujtojmë qytetarët se mbrëmjen e sotme, në këtë aktivitet do të lejohen të hyjnë vetëm personat të cilët janë të pajisur me biletë. Pranë vendit të quajtur “City Center”, këta shtetas do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli fizik, ku nuk do të lejohet mbajtja e sendeve të ndaluara dhe më pas do të mund të hyjnë në brendësi të Terminalit, vetëm nëpërmjet hyrjes kryesore nga “City Center”.


Shërbimet e Policisë, kanë siguruar dhe janë në marrje e vlerësim të çdo lloj informacioni për persona të cilët mund të kenë tendenca për veprime të dhunshme. Aktualisht janë duke u verifikuar disa shtetas, me qëllim sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e eventit, deri në përfundim të tij. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri të konstatuar, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.