Po kalonte rrugën për të blerë një shishe ujë/ Makina “e përplas për vdekje 36-vjeçarin Shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht nga një aksident në Livorno të Italisë. Sipas mediave italiane viktima është Gazment Bushi, i njohur nga të gjithë komuniteti si “Gazi”.Mësohet se aksidenti ndodhi mesnatën e kaluar, kur i riu shqiptar u përplas nga një makinë ‘Porsche’, ndërsa ai ishte duke kaluar rrugën për të blerë një shishe ujë.

Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë e tij, teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edil Bushi teksa ishte i treti nga pesë vëllezërit.Bushi u transportua i gjallë në spital, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën.Ndërkohë shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.