“Shkrehen Dasmorët” në autostradë/ Kërcejnë sipër makinave, ia marrin valles me shami në duar : “Ki me u pendu, u u”

Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit .Ata lanë makinat dhe filluan duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës. Dasmorët kanë nisur të kërcejnë dhe këndojnë në mes të rrugës, madje dy prej tyre kanë hipur dhe sipër makinave. Në sfond dëgjohet kënga: Ki me u pendu, u , u ,u.

Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë. Dita e tyre e lumtur ka sjellë dhe zemërim te drejtuesit e mjeteve që ishin duke parë të gjithë skenën e që kishin mbetur të bllokuar.