Yuri Kim takohet me shqiptarin në aeroportin e Londrës! Habitet kur mëson origjinën e tij: Ooo!

Top Channel’ ka siguruar një video të ambasadores Yuri Kim, e cila ndodhet në një aeroport duke bërë një bisedë me një shqiptar. Ambasadorja amerikane ka shpenzuar pjesën më të madhe të kohës duke biseduar me një emigrant shqiptar, i cili po vinte me familjen për pushime në atdhe. Top Channel ka mësuar se emigranti quhet Skënder Leka dhe prej shumë vitesh jeton dhe punon si bodyguard në lokalet e njohura të natës në kryeqytetin britanik.

Në video dëgjohet që ambasadorja habitet kur komunikon me shqiptarin, madje dëgjohet duke u habitur e duke thënë: Oooo, kur mëson se ai ishte shqiptar.