Covid në Greqi/ Rregjistrohen mbi 2.700 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2.628 raste të reja me COVID.Ndërkohë kanë ndërruar jetë 34 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 13 422 në total që prej fillimit të pandemisë.Aktualisht në intubim po trajtohen 319 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj. Mosha mesatare e tyre është 64.Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 267 pacientë të rinj të infektuar me COVID, ndërsa mesatarja e shtatë ditëve të fundit është 261.