Alarmi për bombë ngre në këmbë policinë në Greqi / Evakuohen 3 hotele në Selanik pas emailit paralajmërues

Një email ka ngritur në këmbë policinë në Greqi, pas alarmit për bombë në tre hotele. Mësohet se bëhet fjalë për 3 hotele në Selanik.Sipas informacioneve ekskluzive të “Thestival”, një person i panjohur i dërgoi një email hotelit Excelsior, në të cilin ai deklaroi se një bombë ishte vendosur në të, në hotelin Queen Olga dhe në hotelin Pella . Menjëherë është urdhëruar evakuimi i tre hoteleve.TEEM u thirr për të kontrolluar nëse posta ishte e vërtetë dhe për momentin ndodhet në terren.