ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm / Bllokon këtë aks rrugor për 18 ditë

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore njoftuan se do të bllokojnë korsinë e shpejtësisë në aksin Shkozet-Plepa dhe Plepa-Shkozet përgjatë 20 ditëve, nga data 23 gusht deri më 11 shtator. Arsyeja është se do të kryejnë punime për të vendosur ndriçimin. ARRSH njoftoi se në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit – Mbikalimi Plepa do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, që është jashtë funksionit.