COVID, nuk pyet për moshë/ Ndërron jetë 20-vjeçarja nga Tropoja

Një vajzë 20-vjeçare që ishte prekur nga COVID-i ka ndërruar jetë sot para pak orësh në Gjakovë. Në një fotografi të publikuar në media bëhet me dije se e reja ishte me prejardhje nga Tropoja por e martuar në Gjakovë.E reja ishte nënë e një vajze të vogël ndërsa ishte me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë” thuhet në njoftimin e faqes Gjakova Sot.


Viktima Suela Gusterani Pepaj ,me bashkëshortin dhe vajzën e vogël