Tronditet Greqia /Burri i varrur nga alkoli vret gruan pas sherrit në banesë (VIDEO)

Një person në Greqi ka vrarë gruan e tij pas një sherri në banesë që ka zgjatur të paktën gjysmë ore. Ngjarja ndodhi në Selanik. Mediat greke bëjnë me dije se sipas dëshmive autori rezulton se ishte një person i varur nga alkooli, nervoz dhe shumë i dhunshëm. Detajet e kësaj ngjarje janë tronditëse. Një fqinj i çiftit i tha policisë se ata u zunë për të paktën gjysmë ore ndërsa ajo u dëgjua duke u lutur “mos më vrit”. Disa minuta më vonë fqinji e dëgjoi atë duke rënkuar. Policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e autorit. Ai i fundit pas krimit të rëndë është larguar nga banesa me duart e mbuluara me gjak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: