(Foto) Ja cila është 18 vjeçarja shqiptare e cila u la e vdekur nga dy djem në derën e spitalit …

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e vajzës 18-vjeçare, e cila u la e pa jete në dyert e spitalit të Ferizajt nga dy të rinj. Viktima 18 vjeçare është Marigo Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale në Ferizaj. Sipas mediave, ajo ka ndërruar jetë nga dhuna e të dy të rinjve. Mësohet se makina me të cilën u dërgua e reja në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa zvicerane.


Mirëpo falë bashkëpunimit me qytetarë si dhe kamerat që ndodhen brenda hapësirave të spitalit, Policia e Kosovës menjëherë ka arritur të identifikoj dy të dyshuarit.I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën dy muaj.Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës.

Ndërsa edhe rrjeti ka shpërthyer në komente dhe kërkon ndëshkimin e dy të rinjve që hodhën 18-vjeçaren Marigona Osmani të vdekur në derën e spitalit në Ferizaj. Në postime të shumta në rrjetet sociale, qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm kërkojnë që për dy të rinjtë, bashkëjetuesin e adoleshentes Dardan Krivaqa dhe mikun e tij, të funksionojë ligji i Kanunit. Shumë të tjerë shkruajnë se të dy autorët e kësaj ngjarjeje makabër duhen varur në qendër të qytetit.


“Duhet në mes të qytetit te varet ky psikopat, e njekohesisht duhet edhe prinderve të tij një dënim per rritjen dhe mos-zhvillimin mendor te kesaj shtaze,- shkruan dikush.

“Duhet me pru qat ligjin e Talebanve, me te shti me ni grop e veq kryt me ja lan jasht,e kadal dale shpirtin me ja nxerr me gur!!!”- shkruan një tjetër.

“Të zbatohet kanuni,”- thotë dhe dikush.