Keni ende plane për pushime? Meteorologu i njohur grek bën parashikimin për fundjavën

Meteorologu grek Sakis Arnaoutoglou parashikon një tjetër valë të nxehti në rajon brenda muajit gusht. Në një status në rrjetet sociale ai shprehet se temperaturat të rriten deri në 39 gradë celcius. Ndryshimi i temperaturave pritet të nisë nga mesi i javës së ardhshme, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten në pjesën lindore të Greqisë. Rënia graduale e temperaturave do të rikthehet përsëri të shtunën dhe të dielën e ardhshme.