Luana Vjollca braktis ‘Top Channel’ pas 15 vitesh karrierë

Moderatorja Luana Vjollca duket se do i japë fund projekteve në bashkëpunim me televizionin Top Channel. Lajmin e ka bërë të ditur media e Kosovës Express.Luana Vjollca e ka nisur karrierën e saj prej 15 vitesh në Top Channel por Express na bën me dije se me anë të disa burimeve të afërta, ka mësuar se moderatorja nuk do të jetë më aty.
Arsyet e prishjes së kontratës ende nuk dihen, por gjasat janë që programin e saj “Shiko kush Luan” që jemi mësuar ta shohim çdo shtator në Top Channel, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.