“Më sulmoi fqinji”, 30 vjeçarja nga Korça goditet me sende të forta, bën denoncimin në polici

Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta në Korçë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Tudas dhe ditën e djeshme ka qenë vetë e plagosura që ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës. Ajo pretendon se e ka dhunuar fqinji i saj 60-vjeçar me inicialet F.K, teksa ka dorëzuar edhe një video në komisariat si dhe ka dhënë dëshminë.Prokuroria e Korçës është vendosur në lëvizje për të hetuar rastin ,ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje.