Pranga tre shqiptarëve në Greqi, u kapën me 45 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar

Rreth 45 kg kanabis i dalë nga Shqipëria është sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tre shqiptarë, ndërsa operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar nga policia në Kostur. Raportohet se ata e kishin kaluar kufirin në këmbë, ndërsa drogën e kishin ndarë në tre çanta. Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës dy 27 vjeç dhe një 26.

Në total u sekuestruan:

• 41 pako me kanabis  të papërpunuar, me një peshë totale 44 kilogram dhe 700- gram.

• shumat 350 euro dhe 24.200 lekë shqiptare

• 4 celularë me 4 karta SIM.


Like this:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: