Sherr për pronën mes biznesmenëve të resorteve në Korçë, njëri plagoset, autori shoqërohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku dy pronarë resortesh janë përfshirë në një sherr për pronën…i cili ka përfunduar edhe me një të plagosur me thikë.Nga sa mësohet, 26-vjeçari, Anri Reli, djali i Ben Relit nga Tiranë, pronarë të resortit ” Montrelux”, ka goditur me thikë Sotiraq Mishën. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të resortit në Malin Moravë, Korçë. Reli dhe Misha i kanë resortet pranë njëri-tjetrit dhe nga sa bëhet e ditur është se konflikti ka ndodhur për motive pronësi, por nuk dihen të tjera detaje. Policia ka bërë me dije se ka shoqëruar të riun Anri Reli, teksa grupi hetimor po punon për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak


Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.