Shpat Kasapi konfirmon lajmin, do të bëhet baba për herë të parë

Shpat Kasapi do të bëhet baba. Këtë lajm të bukur e zbuloi vetë këngëtari me anë të një fotoje në Instagram. Teksa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj, më në fund ka konfirmuar atë që përflitej e pritej prej kohës. Kujtojmë se pavarësisht se Selvija dhe Shpati i thanë “po” njëri-tjetrit që në dhjetor të vitit të kaluar, çifti i famshëm u celebrua zyrtarisht në 9 qershor të 2021.

Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur këngëtari.