Vrasja barbare e 18-vjeçares/ Dieotologia shpërthen në lot: “Jep një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët”

Nutriticionistja dhe dietologia Diola Dosti-Baftiu ka shpërthyer në lot gjatë një transmetimi LIVE në Facebook. Ajo ka folur për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në Ferizaj nga partneri i saj pasi e rrahu barbarisht. Baftiu ka apeluar te të gjithë prindërit që të përkushtohen më shumë te vajzat e tyre dhe të mos ju paguajnë dasma të shtrenjta por më mirë t’i blejnë libra.


Itali / Nën efektin e drogës dhe me shpejtësi, shqiptari me “BMW” hipën mbi trafikndarësen

Një aksident që mund të përfundonte në tragjedi, ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku ishte përfshirë një shqiptar. Në qytetin e Frosinone, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një prej të cilave drejtohej nga një shqiptar.Makina e këtij të fundit përfundoi në vijën ndarëse të rrugës dhe trotuarit, duke shkatërruar bordurën. Shoferi shqiptar rezultoi nën ndikimin e narkotikëve dhe u shoqërua menjëherë në polici, ku më pas është marrë nën mbrojtje nga një avokat. Rruga ku ndodhi aksidenti, ishte e mbushur me njerëz, të cilët ishin me fat të mos ishin pjesë e një masakre njerëzore.


Erion Braçe del me metër për të matur rrugët: “Inxhinierët injorantë të Facebook nxijnë pas çdo pune”

Zv/kryeministri Erion Braçe u është përgjigjur kritikëve për rrugët e ndërtuara në zonën e Lushnjes. Ai është shfaqur me metër në dorë duke treguar gjerësinë e rrugës në Gradishtë dhe Gungas. Braçe shprehet se inxhinierët e Facebook nxijnë pas çdo pune dhe plasin pas çdo vepre.


“Puna vlen! Nderi e dinjiteti gjithashtu! Fyerjet, sharjet, mllefi, shpifjet i kthehen pas pruresit me te pare!; Sic e kerkon e sic e meriton! Me kerkese te klienteve banale te Facebook, thashe ti ve metrin rrugeve; Kerkesa erdhi nga ata qe kurre nuk kane bere ndonje pune ne jeten e tyre, INGJINIERET E FEJSBUKUT, te cilet, nxijne pas cdo pune, plasin pas cdo vepre!

Ne Gradishte Arteriea Kryesore eshte nga 4.60 deri ne 4.70 METRA; Ne Gradishte rruget neper lagje te brendeshme te fshatit jane nga 3.80 deri ne 4.20 METRA; Ne Gungas arteria kryesore dhe unaza qe te con neper lagje te fshatit eshte nga 4.20 deri ne 4.30 METRA! Pra as 3 e as 3.5 meter!

VO: tani ftoj gjithe INGJINIERET E FEJSBUKUT te udhehequr nge dy Euqenet, keshilltari leqendar i partise qe ka ardhur te ndricoje Myzeqene me injorancen epike te tij dhe Dordomuzin, patjeter Dordomuzin, te shajne e fyejne, rrahin cilindo qe perdor rruget e reja!”, shkruan ai.

E rëndë në Greqi/ I moshuari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, trupi ishte shqyer nga kafshët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Greqi. Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Xenies në komunën e Andravida-Kyllini. Akoma më e rëndë, sipas mediave Helene, është fakti se trupi i tij ishte shqyer nga kafshët. Nga hetimet paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore por ekzaminimet mjeko-ligjore do të japin përgjigje të saktë mbi këtë ngjarje.


Greqia hyn në një spirale të rrezikshme/ Rregjistrohen 4608 raste të reja me Covid, 32 jetë të humbura

Greqia ka regjistruar ditën e sotme një rekord të ri të infektimeve me Covid-19. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4608 raste të reja nga 2600 që ishin një ditë më parë. Numri i viktimave mbetet po i lartë duke u regjistruar 32 të tilla, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,466 vdekje. Aktualisht në intubim po trajtohen 326 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 272 pacientë të rinj të prekur nga COVID.


“Shkrehen vajzat në Tiranë/ Bllokojnë rrugën në ‘Astir’ për video në Tik Tok(Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku disa vajza kanë bllokuar rrugën që të zhvillojnë një video. Sic shihet dhe në video katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik Tok-ut”.

Veprimi i vajzave ka krijuar trafik të madh, duke sjellë dhe zemërimin e shoferëve, pasi në video dëgjohen edhe boritë e makinave. Kujtojmë se një rast i tillë është bërë pak ditë më parë në autostradën e Laçit, ku dasmorët bllokuan rrugën dhe dolën dhe ia morën valles, ku policia i identifikoi dhe i gjobiti.


E frikshme/ 800 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy jetë të humbura (Harta)

Të infektuarit me Covid në vendin tonë janë dyfishuar gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 800 raste të reja nga 5018 testime të kryera. Fatkeqësishtë në orët e fundit dy qytetarë, një 62-vjeçar nga Lezha dhe një 72-vjeçar nga Saranda e klanë humbur betejën me virusin, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana. Ndërkohë, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 157 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.


Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 800
Të shëruar në 24 orë 157
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5018

Testime totale 1,005,541
Raste pozitive 140,521
Raste të shëruara 131,608
Raste Aktive 6433
Humbje jete 2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2441
Shkodër 1079
Vlorë 600
Fier 525
Durrës 415
Lezhë 320
Elbasan 304
Berat 241
Gjirokastër 195
Korçë 150
Kukës 93
Dibër 70

“Çmëndet modelja e Playboy” ofron 600 mijë paund për shaminë e lotëve të Messit: “ vetëm se doli një problem”

Në kategorinë e artikujve të koleksionuar që kanë të bëjnë me futbollistët, në javët e fundit, është përfshirë gjithashtu edhe shamia e përdorur nga Lionel Messi për të fshirë lotët në ditën e lamtumirës së tij me Barcelonën. Pikërisht kështu, sepse pas asaj konference për shtyp shumë emocionuese, dikush e kishte parë të arsyeshme të nxirrte në ankand “pjesën e cmuar” për shifrën e çmendur prej 1 milion dollarësh. Kjo shumë duket se nuk është arritur, megjithatë, ka nga ata, si modelja e Playboy Luana Sandien, që i janë afruar shumë. Siç raportohet nga Daily Star, në fakt, gruaja ka arritur të ofrojë deri në 600 mijë paund, shumë më tepër se gjysma e shumës së kërkuar. Vetëm se diçka nuk shkoi si duhet…


“Unë ofrova më shumë se gjysmën e shumës së kërkuar duke besuar se do të fitoja,” ka rrëfyer modelja për tabloidin. “Por njoftimi u zhduk pas ofertës sime. Njoftimi ishte online pa asnjë informacion të mëtejshëm mbi rezultatin e ankandit, kështu që ne nuk e dimë nëse dikush e ka blerë shaminë ose nëse reklamuesi hoqi dorë nga ideja. Unë shpresoj se ja dola”.

Dëshira e Luana Sandien ishte të merrte shaminë e Messit dhe të krijonte një fotosesion ekskluziv. Më parë, e njëjta modele kishte pozuar për Playboy Africa, duke rritur shitjet e gazetës me 50%. “Unë gjithmonë e kam mbështetur Barcelonën sepse jetoj në Spanjë, kështu që ndikimi i tyre këtu është më i fortë. Unë gjithashtu mendoj se lojtarët janë shumë më të nxehtë këtu se ekipet e tjera,” pati thënë ajo në atë kohë.

Tani mbetet për tu parë se si do të përfundojë historia. Për atë shami tani ka gjithnjë e më shumë kuriozitet…


Lot e dhimbje / Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja qe u vra nga i dashuri ,Marigona Osmani

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 18-vjeçarja Marigona Osmani që u vra nga i dashuri Dardan Krivaqa. Në rrjet janë publikuar edhe foto nga ceremonia e varrimit. Familjarët janë shprehur të pikëlluar për këtë humbje të madhe dhe kanë kërkuar drejtësi nga organet shtetërore. Babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj është prononcuar shkurt për media, pasi varrosi fëmijën e tij të parë. I tronditur nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, babai i vajzës së ndjerë ka uruar që më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

“Jemi të kënaqur me policinë e Ferizaj, që e kanë dhënë maksimumin që edhe kanë bërë arrestimet, dhashtë Zoti që kjo te jëtë e fundit, jo ndaj vajzës sime por në përgjithësi që mos të na ndodhin më këto raste tragjike”, u shpreh babai i 18-vjeçares.


Procedohen 4 dasmorët/ Kërcimi në mes të autostradës “u del nga hundët” krushqve “qefllinj”

Policia ka ndëshkuar krushqit që u shfaqën duke kërcyer në mes të autostradës Lezhë-Mamurras. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, që sipas policisë penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Njoftimi i plotë:


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, të cilët penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë bllokimin e 4 automjeteve, si dhe proceduan administrativisht drejtuesit e tyre. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.