Itali / Nën efektin e drogës dhe me shpejtësi, shqiptari me “BMW” hipën mbi trafikndarësen

Një aksident që mund të përfundonte në tragjedi, ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku ishte përfshirë një shqiptar. Në qytetin e Frosinone, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një prej të cilave drejtohej nga një shqiptar.Makina e këtij të fundit përfundoi në vijën ndarëse të rrugës dhe trotuarit, duke shkatërruar bordurën. Shoferi shqiptar rezultoi nën ndikimin e narkotikëve dhe u shoqërua menjëherë në polici, ku më pas është marrë nën mbrojtje nga një avokat. Rruga ku ndodhi aksidenti, ishte e mbushur me njerëz, të cilët ishin me fat të mos ishin pjesë e një masakre njerëzore.