E bujshme / Milan “nxeh” merkaton…bëhet gati të sjellë një tjetër emër të madh nga Anglia…

Janë ditët e fundit të merkatos …por Milan do të kryejë një lëvizje të madhe. Bëhet fjalë për portugezin Bernardo Silva i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Manchester City. “Corriere dello Sport” konfirmon se mesfushori 27-vjeçar nuk është në planet e Guardiolës dhe sezonin e ri pritet që ta nisë në Serie A. Mediat italiane raportojnë për arritjen e marrëveshjes mes dy palëve, ndërsa kontrata pritet të firmoset ditët e fundit të gushtit. Milan është shumë aktiv në merkato për të formuar një skuadër kompetitive për Europën .


Burimi :sempremilan