E rëndë në Greqi/ I moshuari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, trupi ishte shqyer nga kafshët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Greqi. Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Xenies në komunën e Andravida-Kyllini. Akoma më e rëndë, sipas mediave Helene, është fakti se trupi i tij ishte shqyer nga kafshët. Nga hetimet paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore por ekzaminimet mjeko-ligjore do të japin përgjigje të saktë mbi këtë ngjarje.