Greqia hyn në një spirale të rrezikshme/ Rregjistrohen 4608 raste të reja me Covid, 32 jetë të humbura

Greqia ka regjistruar ditën e sotme një rekord të ri të infektimeve me Covid-19. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4608 raste të reja nga 2600 që ishin një ditë më parë. Numri i viktimave mbetet po i lartë duke u regjistruar 32 të tilla, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,466 vdekje. Aktualisht në intubim po trajtohen 326 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 272 pacientë të rinj të prekur nga COVID.