Lot e dhimbje / Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja qe u vra nga i dashuri ,Marigona Osmani

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 18-vjeçarja Marigona Osmani që u vra nga i dashuri Dardan Krivaqa. Në rrjet janë publikuar edhe foto nga ceremonia e varrimit. Familjarët janë shprehur të pikëlluar për këtë humbje të madhe dhe kanë kërkuar drejtësi nga organet shtetërore. Babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj është prononcuar shkurt për media, pasi varrosi fëmijën e tij të parë. I tronditur nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, babai i vajzës së ndjerë ka uruar që më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

“Jemi të kënaqur me policinë e Ferizaj, që e kanë dhënë maksimumin që edhe kanë bërë arrestimet, dhashtë Zoti që kjo te jëtë e fundit, jo ndaj vajzës sime por në përgjithësi që mos të na ndodhin më këto raste tragjike”, u shpreh babai i 18-vjeçares.