U fut për t’u larë/ Mbytet pushuesi ukrainas në plazhin e Golemit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gomlemit, ku është mbytur një pushues. Bëhet me dije se mbytur një pushiesi nga ukraina shtetasi A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Edhe pse pushesit e tjerë kanë bërë të mundur të nxjerrin të moshuarin nga deti, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.